Ndeshja e boksit e një dite më parë mes algjerianes Imane Khelif dhe italianes Angela Carini shkaktoi zhurmë të madhe në mediat sportive.

Shkak u bë tërheqja pas vetëm 45 sekondash e boksieres italaine, e cila nuk përballoi dot grushtin e parë të dhënë nga algjeriania.

I menjëherëshm ishte edhe reagimi i kryeministres italiane Georgia Meloni e cila e cilësoi ndehsje të padrejtë, pasi dyshonte se boskeria algjeriane ishte një burrë i transformuar në grua (transgjinore).

Por gjatë ditës së sotme, Meloni takoi edhe Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, gjermanin Thomas Bach.

“Ishte një takim pozitiv, biseduam edhe për rastin Carini. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt për të ‘mirëpritur’ të njëjtin formim shkencor dhe për ta bërë situatën më të kuptueshme sepse ajo (boksierja hiperandrogjene algjeriane Imane Khelif,.) ajo është një grua dhe ka konkurruar për gjashtë vjet në nivel ndërkombëtar”. Kështu tha presidenti i IOC-së, Thomas Bach, në fund të takimit me kryeministren Giorgia Meloni në Paris.

“Ne ndajmë pikëpamjet dhe biem dakord për sqarimin dhe përmirësimin e sfondit shkencor për të cilin folëm,” shtoi ai.