Disa nxënës të Tetovës kërkojnë që të shkurtohen orët mësimore në mënyrë që të arrijnë në shtëpi në kohë të iftarit. Ata thonë se kjo është e drejtë e tyre si myslimanë dhe këtë të drejtë do ta marrin. Ata thonë se orari duhet të bëhet si në vitet e kaluara.
–“Ne nxënësit e gjimnazit dhe jo vetëm, sot bojkotojmë sepse ne jemi shtet demokratik dhe e drejta jonë për të hanger iftar nuk meritohet të merret prej në ministri. Maqedonët atje nuk mendojnë për të drejtat tona si myslimanë dhe si nxënës që të hamë iftar. Kjo është thjesht një e drejtë. Sistemi jonë i mëparshëm ishte shumë më i mire kur dilnim më herët dhe arrinim të hanim iftar dhe nuk humbnim aq shumë orë. Krejt Ramazanin, ka dy orë të humbim çdo ditë, I bije 60 orë. Festat e maqedonasve, festat e ndryshme kishtare, ato humbin mbi 120 orë gjatë gjithë vitit, kjo absolutisht nuk është e drejtë. Ne besojmë se ky bojkot qëndron në faktin se at ana e kanë marrë të drejtën për të ngrënë iftar, që është një e drejtë qytetare që ne patjetër ta marrim pasi jetojmë në një shtet demokratik.
-“Ne e kuptojmë se edhe me ligj nuk kemi të drejtë që orët të shkurtohen, kjo është mjaftë e kuptueshme, por ne kërkojmë që pjesa e pasdites të ketë mundësi të arrijë iftarin që të mund të vazhdojnë dita edhe siç ka qenë“.
-“Vjet ka qenë orari i shkurtuar, edhe tash javët e para ishte dhe procesi mësimor ishte shumë efektiv, për shkak se ne nuk mund ta mbajmë koncentrimin për 45 minuta, për 30 minuta ishte shumë efektiv edhe për profesorët edhe për ne pro edhe për transportin ishte në rregull se askujt nuk i binte që ta humbte iftarin”.
