Sulmuesi norvegjez Erling Haaland realizoi dy gola në fitoren 5-0 që Manchester City arriti ndaj Sparta Pragë në Champions League. Një lajm i mirë ky për trajnerin Pep Guardiola, pasi sulmuesi rikthehet te goli pas disa ndeshjesh.
“Ne po luanim mirë dhe e merituam fitoren. Nuk e prisja që ata të mbroheshin kaq thellë në zonën e tyre. Ata kanë luajtur në sulm në ndeshjet e tyre të tjera, por u mbrojtën aq thellë sa është e vështirë të shënosh
”, tha Guardiola.“Gjithsesi, arritëm t’i godisnim shumë shpejt dhe pasi shënuam golin e dytë për ne ishte më e lehtë. Golin e Haaland e pashë vetëm kur topi hyri në rrjetë. Është e pabesueshme ajo që bën ai. Shtati i tij. Kaq i gjatë dhe kaq fleksibël”, tha trajneri spanjoll.
Në fund, Guardiola, duke folur për sulmuesin e tij, shtoi: “Më pëlqen, ai ka këtë sens humori. Shumë i ngjashëm me atë të Dortmund disa vite më parë. Është një futbollist i jashtëzakonshëm, e pabesueshme ajo që ai bën. Jam i kënaqur që e kam”.
The post “Është e pabesueshme ajo që ai bën në fushë, jam i lumtur që e kam në ekipin tim” appeared first on Telesport.