Fitorja e pakontestueshme e Barcelonës kundër Bayern Munich (4-1) në Montjuïc ishte shembulli i përsosur i imazhit të rinovuar të skuadrës, që nga ardhja e Hansi Flick në pankinën blaugrana. Këta të fundit ishin mjaft efektivë para portës gjermane, me 4 gola në 4 goditjet në portë, çka e bënë në portën e një gjiganti si Neuer. Njëherazi,  katalanasit treguan sakrificë kolektive, gjë që ishte çelësi për të kapërcyer fizikun dhe intensitetin e rivalit në fushën e lojës.

Shembull i qartë për këtë ishin kilometrat që përshkuan lojtarët e Barçës në ndeshje: 126.55 km. Një shifër shumë e lartë, që e tekjaloi konsiderueshëm “kilometrazhin” e Bayernit. Skuadra bavareze e përfundoi ndeshjen e mbrëmshme me 120.58 km në këmbë. Për ta vënë në kontekstualitet këtë rekord, mjafton të krahasojmë ndeshjet e fundit të Barçës ndaj Bayernit. Saktësisht shohim se në dy ndeshjet e fundit ndaj bavarezëve, në fazën e grupeve të Champions League, dy sezone më parë, “culés” e mbyllën ndeshjen me 118.59 km dhe 117.8 km, respektivisht.

Lojtarët e Barçës pranuan në përfundim të ndeshjes në Montjuïc se donin të hakmerreshin kundër Bayernit, veçanërisht për disfatën e dhimbshme 8-2, pesë sezone më parë. Në atë ndeshje, Barça e mbylli duelin me vetëm 98 km të përshkuara, 28 km më pak se sa vrapuan mbrëmë lojtarët e Flick. Një ndryshim më se i dukshëm, që ka dhënë frytet e veta për të mposhtur pastër gjigantët bavarezë dhe marrë vrullin e duhur para “El Clasico” së të shtunës, që premton emocione të forta.

The post “Hakmarrja” e Barcelonës ndaj bavarezëve falë “kilometrazhit”, vrapoi 28 km më shumë se turpërimin 8-2 appeared first on Telesport.