Gabriel Jesus debutoi me gol me fanellën e Barcelonës në Champions League. I futur në fushë si zëvendësues në minutat e fundit ndaj Feyenoord, sulmuesi brazilian shënoi golin e pestë për katalanasit.

Përveç emocioneve për golin e tij të parë me Barcelonën, Gabriel Jesus barazoi edhe rekordin e Rivaldos, më 27 gola të shënuar në Champions League. Para tyre qëndrojnë vetëm Neymar, Vinicius Junior dhe Kaka.

“Goli im i parë në një “Camp Nou” të mbushur plot, diçka që e kisha imagjinuar gjithmonë, dhe tashmë e kam arritur. Pata të njëjtën ndjesi si kur shënova golin tim të parë profesional. Është një lloj emocioni tjetër”, tha Gabriel Jesus për Sport.

Sigurisht që nuk mund të rrinte pa komentuar dhe arritjen e rekordit të Rivaldos, legjendë e Barcelonës dhe Brazilit.

“Rivaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, një idhull i këtij klubi dhe dikush që gjithmonë e kam admiruar në fushë” shtoi Gabriel Jesus.

The post “Është një lloj emocioni tjetër”, Gabriel Jesus flet pas golit të parë në “Camp Nou” dhe arritjes së rekordit të Rivaldo-s appeared first on Telesport.