Një shumë e madhe parash, që duhej t’i kalonte Federatës së Kamerunit për miqësoren e 12 tetorit 2023 kundër Rusisë, nuk ka mbërritur kurrë. Sipas “Times”, ish-sulmuesi i Interit dhe presidenti aktual i “Fecafoot”, Samuel Eto’o, akuzohet se i ka marrë paratë, pa ia transferuar Federatës.

Sipas gazetës britanike, bëhet fjalë për dy pagesa prej 455.056 dhe 112.514 eurosh, të kryera nga Moska për Eto’on përmes “Qatar National Bank” në Doha, të cilat kanë mbetur në llogarinë e tij personale.

Në “Fecafoot”, Guibai Gatama pretendon: “Nuk ekzistojnë prova të transaksioneve bankare që tregojnë se këto para kanë kaluar në llogaritë tona”.

Ndërkohë, Eto’o gëzon mbështetjen e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, të cilin e quan “një vëlla, madje një vëlla të madh, një mik, dikë me të cilin kemi ndërtuar gjëra që do të mbeten gjatë në futboll”.

Sipas Gatama, heshtja e FIFA-s mund të jetë “një formë afërsie politike dhe institucionale ndaj Eto’o”, duke ngritur dyshime se komiteti etik ndërkombëtar mund të ketë shmangur hetimin.

 

The post Eto’o, çfarë po bën? Akuzohet se mori 500 mijë euro nga rusët dhe mbrohet nga… Infantino appeared first on Telesport.