Neymar mund të transferohet tek Inter Miami në janar, pasi kontrata e tij me Santosin skadon në dhjetor. Lajmin e ka bërë të ditur ish-mesfushori i kombëtares braziliane, Felipe Melo, i cili pretendon se ylli brazilian do të bashkohet me ish-shokët e tij te Barcelona, Lionel Messi dhe Luis Suárez.
Melo e ka bërë këtë deklaratë në kanalin e tij në YouTube, duke thënë se Neymar mund të udhëtojë drejt SHBA në fillim të vitit të ardhshëm: “Një mik më zbuloi se Neymar do të shkojë të luajë në Miami në janar. Nëse ndodh, do të kem qenë i pari që e dha lajmin”.
Nëse transferimi realizohet, do të ribashkohej treshja legjendare “MSN”, e cila shënoi plot 363 gola në tri sezone te Barcelona, përpara transferimit rekord të Neymar te PSG për 222 milionë euro. Në sezonin e parë së bashku, Messi, Suárez dhe Neymar shënuan 122 gola, duke udhëhequr Barcelonën drejt triumfit në Champions League.
The post Felipe Melo nuk ka dyshime: Neymar do të ribashkohet me Messin, do të formojë MSN tek Inter Miami appeared first on Telesport.
