Hulumtimi më i ri i rishikuar nga akademikët në Universitetin e Canterbury-t, në Zelandën e Re, zbuloi se fëmijët që shikonin më shumë se 90 minuta në ekran, teksa kanë q enë në moshën 4.5 vjeç dhe tetë, kanë pasur fjalor, komunikim, shkrim dhe rrjedhshmëri të shkronjave nën mesataren për moshën e tyre.

Kjo ka ndikuar që fëmijtë të sillen edhe keq dhe të jenë më agresiv.

Ata kanë qenë edhe më pak të vëmendshëm dhe nuk i kanë ndarë lodrat me të tjerët.

E ndërkaq kjo ka ndikuar edhe në shëndetin e tyre. Fëmijët kanë shfaqur tendencë të jenë më obezë.

Hulumimi ka përfshirë më shumë se 6 mijë fëmijë nga mosha 2 dhe 8 vjeç, ndërkaq hulumtuesit rekomandojnë se fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç nuk duhet të qëndrojnë më gjatë se 1 orë brenda ditës në ekran.

Po ju sa orë qëndroni në mjete teknologjike?