Gashi në Kosovë, pritet nga homologu Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi është në vizitë zyrtare në Kosovë ku është pritur në takim nga homologu i tij, Glauk Konjufca, përcjell TV21.

Pritja ceremoniale është mbajtur në hyrjen e Kuvendit për të vazhduar më tutje takimin.