Mosha ndonjëherë është thjesht një numër. Rasti më i mirë për ta vërtetuar këtë është ai i Oliver Giroud. Francezi, 39 vjeç e 327 ditë, e nisi sezonin e ri në Ligue ! me gol, dukë shënuar goline parë në fitoren e Lille 0-2 në transfertë ndaj Angers.

Më golin e shënuar në fundjavën e kaluar, Giroud është bërë golashënuesi i pestë më i vjetër në historinë e Ligue 1 që nga sezoni 1947-1948. Më mbresëlënëse është se ky gol shënon sezonin e tij të 16-të të ndryshëm duke shënuar në një nga pesë ligat kryesore të Evropës.

Midis lojtarëve aktivë, vetëm Luka Modric (18 sezone), Pierre-Emerick Aubameyang (17 sezone) dhe Danny Welbeck (17 sezone) kanë një numër më të lartë golash.

Pavarësisht interesit nga klubet e MLS-së apo edhe ato të Arabisë Saudite, Giroud ka vendosur të qëndrojë ende në elitë dhe te Lille, të paktën deri në fund të sezonit të ardhshëm, kur i mbaron edhe kontrata aktuale.

The post Giroud e nis sezonin e ri në mënyrë fanastike, shkruan historinë që në javën e parë appeared first on Telesport.