Ditën e djeshme u zyrtarizua tarnsferimi i Hector Fort nga Barcelona te Real Sociedad, për 8.5 milionë euro. Barcelona ka të drejtën e riblerjes si dhe ka një % të konsiderueshme për çdo shitje të tij në të ardhmen.

Vetë lojtari i ka dhënë lamtumirën Barcelonës, përmes një mesazhi shumë të ndjerë. “Unë linda vetëm pak metra larg “Camp Nou”, në një familje dhe një lagje që i ndjente ngjyrat e klubit si të vetat.

Gjithçka filloi në moshën shtatë vjeç për atë djalë nga Les Corts që luante në sheshin lokal dhe përfundimisht do të vishte fanellën e klubit që ai gjithmonë e kishte ndjerë si të vetin.

Nuk ka fjalë për të shprehur se çfarë ka nënkuptuar për mua të kem fatin e mirë të përmbush ëndrrën e familjes sime – dhe, sigurisht, timen. Të vesh këto ngjyra, të fitoj tituj dhe të mbaj këtë stemë në gjoksin tim për 13 vjet ka qenë një nga gjërat më të bukura që më kanë ndodhur në jetën time, sepse unë jam dhe gjithmonë do të jem një Culer.

Faleminderit shumë të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtyre viteve – njerëzve që më mbështetën pa hezitim dhe atyre që vazhdojnë ta bëjnë këtë çdo ditë. Tani është koha që unë të ndjek rrugën time larg shtëpisë, por gjithmonë do të mbaj me vete vlerat e Barçës, gjithçka që ky klub më ka mësuar dhe krenarinë që jam rritur këtu.

Shihemi së shpejti, Culers”, mbyll reagimin e tij, Hector Fort.

The post “Gjithmonë do të jem një ‘Culer’”, ylli i Barcelonës me mesazh të ndjerë pas transferimit te rivalët appeared first on Telesport.