Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Belgjikës në Ligën e Kombeve, Zinedine Zidane u pyet edhe për situatën e Cristiano Ronaldos te Portugalia. Zidane u tregua i drejtpërdrejtë me deklaratën e tij, duke treguar rëndësinë që ka një lojtar si Cristiano Ronaldo.

“Gjithmonë kam pasur shumë respekt për të gjithë lojtarët, por edhe më shumë për ata me të cilët kam punuar, dhe veçanërisht për Cristianon, i cili na solli shumë trofe. Ai më ndihmoi të fitoja gjëra të jashtëzakonshme.

Mendoj se duhet ta vlerësojmë karrierën e tij të madhe; ajo që ka arritur është e jashtëzakonshme. Kam pasur fatin ta kem nën drejtimin tim. Respekt maksimal për Cristianon”, tha Zidane.

The post “Gjithmonë kam pasur shumë respekt, por…”, Zinedine Zidane reagon për situtën e Cristiano Ronaldos appeared first on Telesport.