Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (25.08.2025) në orën 09:20 në Kërçovë, zyrtarë të Policisë së Kërçovës arrestuan F.L. (18) nga Kërçova.
Personi në fjalë rreth orës 06:55 në një vendkalim për këmbësorë në bulevardin “Liria”, e përplasi këmbësorin S.Sh. (82) nga Kërçova me një automjet pasagjerësh me targa të Kërçovës dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Këmbësori S.Sh. pësoi lëndime të rënda trupore dhe pasi mori ndihmë mjekësore në spitalin e Kërçovës, për shkak të lëndimeve të rënda u transferua në Klinikën Nënë Tereza në Shkup, ku iu nënshtrua plagëve në orën 21:00.
18 vjeçari F.L. është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritët akuzë përkatëse.
The post Goditi për vdekje këmbësorinë me makinë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, më pas arrestohet nga policia appeared first on Alsat.
