Çfarë ka ndodhur me Gonçalo Ramos? Kjo është pyetja e shumë tifozëve pas ndeshjes Lazio-Milan në “Olimpico”. Portugezi, që e nisi shumë mirë sezonin në Serie A, duket se po kalon një periudhë jo të mirë. Edhe ndaj Juventusit u pa shumë pak, ndërsa luajti 90 minuta. Kundër Lazios, trajneri Amorim e zëvendësoi në fund, duke aktivizuar Camarda.

Shqetësimi nuk lidhet vetëm me mungesën e golave, por edhe me topat e paktë që prek dhe, mbi të gjitha, me goditjet drejt portës. Pas 13 tentativave ndaj Torinos dhe Venezias, sulmuesi portugez ka regjistruar vetëm një goditje drejt portës në dy ndeshjet e fundit: zero në “Allianz Stadium” dhe një në “Olimpico”, por jashtë kuadratit.

Amorim nuk e fajësoi sulmuesin: “Për ta ndihmuar, duhet të qëndrojmë më pranë zonës së rreptësisë dhe të çojmë më shumë lojtarë pranë metrave të fundit. Me lëvizjet e Pulisic apo Cisse, Ramos mund të ketë më shumë mundësi ta prekë topin. Sigurisht, ai do të përmirësohet gjatë sezonit”.

Trajneri e vlerëson veçanërisht për aftësinë e tij në presing.

 

The post Gonçalo Ramos është “bllokuar” te Milani. Shifrat shqetësojnë, por plani i Amorim është i qartë appeared first on Telesport.