Ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit dhe aktualisht zëvendëspresident i UEFA-s, Gabriele Gravina, ka sulmuar ashpër presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në një intervistë për “La Repubblica”, duke kundërshtuar projektin e ideuar për privatizimin e Kupës së Botës.

“Futbolli nuk është i Infantinos dhe as i atyre që drejtojnë institucionet”, – deklaroi Gravina, duke e akuzuar atë për “arrogancën e marrjes së një pushteti që nuk ekziston” dhe për idenë e “shitjes së Botërorit”.

Sipas tij, bëhet fjalë për një projekt që u bë i njohur vetëm përmes mediave ndërkombëtare dhe për të cilin FIFA nuk kishte konsultuar askënd.

“Kjo nuk është aspak e pranueshme. Futbolli nuk është vetëm biznes”, – u shpreh Gravina, duke shtuar se është e rëndë që justifikohet një nismë e tillë me argumentin se do t’u sjellë më shumë para federatave, sidomos në një vit zgjedhjesh në FIFA.

“Futbolli dhe federatat kanë nevojë më shumë për respekt sesa për para”, – theksoi ai, ndërsa kritikoi edhe “ndërhyrjet politike të pranuara nga Infantino” gjatë Kupës së Botës 2026.

The post Gravina, zv.presidenti i UEFA-s sulmon Infantinon: Futbolli nuk është vetëm biznes, Botërorët nuk shiten appeared first on Telesport.