Leonardo Bonucci ka rrëfyer disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij në një intervistë për “World Soccer Agency”. Në qendër ishte lidhja e veçantë me Juventusin: “Ideja për t’i lënë bardhezinjtë ma dridhte zemrën, por interesimi i Manchester City ishte shumë serioz. Kur të telefonon Guardiola, nuk është si të të telefonojë dikush tjetër. Fillon të lëkundesh. Në atë kohë ishte edhe Europiani dhe duhej të qëndroja i përqendruar, por edhe gjatë turneut patëm momente kur flisnim për këtë. Një ditë thosha sa e bukur ishte Premier League, ditën tjetër se ëndërroja Juventusin”.
Në fund, Bonucci e refuzoi City: “Pas sëmundjes së Matteos (djalit të tij) dhe faktit që nuk ndihesha 100% gati të largohesha nga Juve, ndërsa klubi më thoshte se nuk do të më shiste edhe nëse do të vinte një ofertë e jashtëzakonshme, qëndrimi ishte pasojë normale”. Sipas tij, stërvitja nga Guardiola do ta kishte pasuruar teknikisht dhe taktikisht, por largimi nuk kishte kuptim.
Periudha te Milani ishte një gabim: “Kisha humbur qartësinë. Po bëhesha një shtyllë e Juventusit dhe rruga që duhej të ndiqja ishte ajo. Nuk kishte ndodhur asgjë që të më bënte të mendoja: ‘Nuk je më mirë këtu, duhet të largohesh’. Isha në zonën e rehatisë që më bënte të performoja mirë dhe ndaj nuk kishte kuptim të largohesha”.
The post “Guardiola më donte te City, por zemra më dridhej nga ideja për ta lënë Juventusin” appeared first on Telesport.
