Mesazhi im është për Martin Odegaard, urime atij.” Erling Haaland e merr fitoren e Arsenal në Premier League me sportivitet, duke iu drejtuar bashkatdhetarit të tij.

“Ai e meriton. Ka qenë një sezon i vështirë, por tani shpresojmë që ai të përmirësohet më tej dhe të japë gjithçka në Kupën e Botës. Kemi nevojë për të“, tha Haaland.

Gjithsesi, kemi fituar dy trofe. Gjithçka është relative. Por të gjithë donim të fitonim Premier League dhe nuk ia dolëm”

, shtoi sulmuesi norvegjez.

Ai shtyn gjithçka për vitin tjetër dhe premton: “Vitin tjetër, duam ta fitojmë përsëri, duke përdorur zemërimin që ndiejmë tani.”

The post Haaland: Urime Arsenal dhe Odegaard për titullin, do ta përdorim zemërimin për të fituar vitin tjetër appeared first on Telesport.