Çiklisti sllovak Samuel Fedor, që garon me skuadrën e Dukla Banka Bystrica, është shpallur fitues i etapës së dytë të Turit të 83-të Çiklistik (Lezhë-Elbasan, 150km e gjatë). Ai dha kohën 3h06’26”.
Një etapë kryesisht fushore, me disa shkëputje sporadike, por në fund çiklistët garuan thuajse të gjithë të grupuar drejt finishit. Aty, Fedor u tregua më i shpejtë dhe meritoi fitoren.
Në vendin e dytë u klasifikua çiklisti zviceran Guillaume Haldimann (skuadra e Humard Velo-Passion), ndërsa në të tretin u rendit belgu Lance Decabooter (skuadra e B-Close Bal Enzo).
Në përfundim të dy etapave të para, belgu tjetër Kjell Cooman mban të veshur fanellën e verdhë të liderit të Turit Çiklistik. Ai ka kohën e përgjithshme 6h58’57”, ndërkohë që skuadra e tij B-Close Bal Enzo kryeson renditjen ekipore.
Turi 83-të Çiklistik
Etapa 1, Tiranë – Lezhë, 177km, Kjell Cooman
Etapa 2, Lezhë – Elbasan, 150km, Samuel Fedor
Etapa 3, Elbasan – Vlorë, 172km
Etapa 4, Vlorë – Vlorë, 149km
Etapa 5, Vlorë – Fier, 123km
The post Sllovaku Fedor fiton etapën e dytë të Turit Çiklistik, belgu Cooman ruan fanellën e verdhë të liderit appeared first on Telesport.
