Lazio e ka nisur mjaft mirë këtë sezon të ri në Serie A, duke marrë 10 pikë në 4 javët e para. Pas tre fitoreve rresht bardhekaltrit e Gennaro Gattuso u ndalën në barazim 2-2 në “Olimpico” në fundjavë ndaj Milanit.
Një nga më të mirët në fushë ishte mbrojtësi i krahut të majtë, Nuno Tavares, për të cilin Gattuso është i bindur se portugezi duhet të ishte te Real Madrid, me talentin që ka.
“Kam thënë gjithmonë se Nuno Tavares është një lojtar i nivelit të Real Madridit. I kam thënë ndihmësit tim: ‘Sikur familja e Tavaresit t’i kishte dhënë 100 milionë euro, ai do t’i kishte shpenzuar të gjitha brenda pesë viteve.’ Karriera e tij mund të përmblidhet në këtë mënyrë. Një lojtar me cilësitë e tij mund të kishte luajtur 10 vite te Real Madrid.
Ai ka të gjitha: shpejtësi, këmbë të djathtë të shkëlqyer, këmbë të majtë të shkëlqyer. Është e pazakontë, por pas një ndeshjeje ka nevojë për kohë që të rikuperohet. Megjithatë, është djalë i mirë. Thjesht duhet t’i hysh në mendje dhe ta bësh të kuptojë. Ai e di që ka talent dhe, me cilësitë që zotëron, mund të kishte kaluar 10 ose 12 vite te Real Madridi. Thjesht duhet ta bësh ta kuptojë këtë”, tha Gattuso.
The post Habit Gattuso, zbulon lojtarin e Lazio-s që duhet të ishte sot te Real Madrid: Thjesht duhet ta bësh ta kuptojë këtë appeared first on Telesport.
