Dy mundësit shkupianë, Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli, kanë siguruar finalen pas paraqitjeve të shkëlqyera dhe fitoreve të mëdha në gjysmëfinale.
Hajdari, në kategorinë deri në 97 kilogramë, dhe Vejseli, në kategorinë deri në 74 kilogramë, janë dy sportistët e parë nga Maqedonia që kanë arritur të kualifikohen në finalen e Lojërave Mesdhetare, duke shkruar një kapitull të ri në historinë e mundjes së vendit.
Të dy mundësit do të luftojnë për medaljen e artë, me synimin për t’i dhënë Maqedonisë medaljen e 12-të të artë në mundje në historinë e Lojërave Mesdhetare.
Mundësit e tjerë, Mogamedgaxhi Nurov dhe Mehmet Usinov, nuk arritën të kualifikohen në luftërat për medalje, ndërsa Besar Alili dhe Ahmad Magomedov presin nëse do të sigurojnë plasman në repesazh.
