Sulmuesi i Napolit dhe Danimarkës, Rasmus Højlund, iu përgjigj pyetjeve të tetë tifozëve të vegjël në kanalet zyrtare të Federatës Daneze, duke folur për karrierën dhe jetën e tij. I pyetur se çfarë do të bënte nëse nuk do të ishte futbollist, Højlund u përgjigj: “Ndoshta murator, si babai im”.
Për fanellën më të bukur të marrë në shkëmbim, ai veçoi një të Cristiano Ronaldos, të cilën e kishte siguruar përmes një shoku skuadre, si dhe përmendi Toni Kroos dhe Luka Modrić. “Cili është lojtari më i mirë me të cilin jam përballur? Do të thoja Cristiano Ronaldo. Kundër meje nuk dominoi, por ai që na e bëri vërtet të vështirë ishte Palmer, i cili shënoi 3 gola kundër nesh”, – tha danezi.
Për idhullin e tij, përgjigjja ishte sërish Ronaldo: “Më pëlqen mentaliteti i tij, është fantastik”. Pas ndeshjeve, Højlund ha herë një tost, herë vezë ose makarona, ndërsa para sfidave shikon YouTube, ha mirë dhe fle 1-1.5 orë: “Është si të hyj në një gjendje transi. Më pas jam plotësisht i përqendruar te ndeshja”.
The post Højlund: Po të mos bëhesha futbollist, do të isha murator. CR7, më i forti me të cilin jam përballuar appeared first on Telesport.
