Hyri si zëvendësues në minutën e 28-të dhe doli nga fusha në minutën e 75-të si i dëmtuar, por kaq mjaftuan për Marko Arnautovic për t’i dhënë fitoren Inter, 2-1 ndaj Fiorentina në kampionat.
“Shokët e mi të skuadrës e dinë se kjo ishte një periudhë e vështirë për mua. Më në fund shënova pas një asistim të madh nga Carlos dhe jam shumë i lumtur
”, tha sulmuesi Marko Arnautovic.“Ne bëjmë shumë sakrifica dhe duhet ta tregojmë në fushë. Dje morëm tre pikë të rëndësishme dhe jemi më afër Napolit, por sezoni është ende i gjatë”, shtoi më tej sulmuesi austriak.
Në fund, ai foli për daljen nga fusha e lojës, disi e parakohshme për një lojtar që kishte hyrë më herët: “Nuk luaj shumë dhe hyra pa u ngrohur. Ndjeva pak ngërç, por nuk mendoj se është diçka mjaft serioze. Do të jem në dispozicion kundër Juventus”.
The post “I lumtur për golin dhe fitoren, ka qenë një periudhë e vështirë për mua” appeared first on Telesport.