Edhe pse skuadra e Manchester United ndryshoi trajner mbrojtësi Diogo Dalot nuk ka humbur vend në hierarkinë e tij, duke luajtur gjithnjë edhe me Ruben Amorim. Anësori i “djajve të kuq” foli për synimet e tij dhe të klubit në të ardhmen.

Nëse duhet të jem plotësisht i sinqertë, me këtë trajner unë mendoj se mund të fitojmë një Premier League në të ardhmen. Unë besoj realisht, por më pas duhet të them edhe gjënë më të vështirë, do të duhet pak kohë”, tha Dalot.

Më tej, mbrohtësi portugez komentoi: “Ne duhet të krijojmë një mjedis ku gjithçka është gati për atë që ai dëshiron nga lojtarët. Ne gjithashtu duhet të përshtatemi me mënyrën e tij të lojës”.

Duke folur për tifozët, ai shtoi: “Unë e kuptoj që ata vuajnë. E di që ky klub është i etur për të fituar dhe të gjithë duan të fitojnë. E di që është e rëndësishme të fitosh trofe, por ajo që e ka sjellë këtë klub në atë që është janë trofetë e mëdhenj”.

Nuk mund të mendojmë shumë për të ardhmen, por jam vërtet i bindur se mënyra se si sillet Amorim, mënyra se si komunikon me lojtarët, ideja që ka… Tani vjen pjesa më e vështirë, por mendoj se mund të fitojmë trofe të mëdhenj me këtë trajner”, tha Dalot.

The post Dalot mbështet Amorim: Me këtë trajner mund të fitojmë një Premier League e shumë trofe appeared first on Telesport.