PSG do të luajë sot ndaj Brest ndeshjen e parë play off në Champions League, një “derbi” delikat për kampionët e Francës. “Çdo ndeshje që luajtëm kundër Brest, në shtëpi dhe jashtë, ishte e vështirë”, tha Luis Enrique, trajneri i PSG.

Ata janë të aftë të shënojnë në pak minuta, janë të mirë në mbrojtje, në sulm dhe në topat e dytë. Nuk është kurrë një ndeshje e lehtë, por të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe interesin e konkurrencës për klubin

”, shtoi trajneri spanjoll.

Nuk është aspak një siguri e tepruar. Brest është plotësisht i aftë për të marrë një rezultat të mire. Në këtë fazë të Champions gjithçka është e mundur sepse bëhet fjalë për dy ndeshje 90-minutëshe”, tha Enrique.

Në fund, Luis Enrique komentoi: “Gjithçka luhet në një kohë të shkurtër. Duhet të fitojmë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të rijetojmë eksperiencat e viteve të mëparshme. Qëllimi ynë është fitorja”.

The post Luis Enrique: Janë vetëm dy ndeshje, gjithçka mund të ndodhë në 180 minuta appeared first on Telesport.