Ministri për politikë sociale, Fatmir Limani, për shkaqe politike e mban peng fillimin e punës së çerdheve në Mateç dhe Haraçinë, akuzojnë kryetarët e komunave të Likovës, Erkan Arifi dhe ai i Haraçinës Ridvan Ibrahimi. Ata në shenjë proteste u mblodhën para Ministrisë dhe kërkuan që këto çerdhe të hapen sa më shpejt.

Por kryeministri Hristijan Mickoski thotë se problemi është nga pushteti paraprak i LSDM-së dhe BDI-së dhe se tashmë është dorëzuar kërkesë deri te Ministria e financave për punësim të kujdestareve.

Përveç këtyre çerdheve, edhe çerdhja Bambi në Çair është gati por ende nuk ka filluar me punë. Paraprakisht u publikua se duhet të hapen edhe 30 punësime për çerdhen Rilindja në Tetovë. Kjo çerdhe është ndërtuar me mjete të BE-së me kapacitet për 153 fëmijë.