Lagështi, sëmundje, varfëri, qira, mërzi;dhe përballë gjithë këtyre një nënë vetëushqyese.
AnifeMurati nga Kumanova, edhe përkundër torturave nga ish-burri, vazhdon të luftojë për dy fëmijët e saj Lenisën 11 vjeçe dhe Enidin 10 vjeç.
“Unë pesë vjet kam duruar shumë, edhe më nuk kam mundur, derisa ka tentuar të më mbys, më ka vendosur duart në fyt burri im, po e kam shty, e kam lutur Zotin, më dha forcë atë natë, iu luta veç për hatër të fëmijëve o Zot më shpëto. Fëmijët i kanë parë gjithë ato tmerre”, tha Anife Murati.
Kur ajo është larguar nga shtëpia e burrit, me vete ka pasur vetëm çantë me tesha dhe fëmijët e saj, por me shpresë dhe besim se do të shohë dritë në fund të tunelit.
“Në fillim kur kam ardhur kam qenë vetëm me çanta në dorë, njëjtë edhe fëmijët”, u shpreh Anife Murati.
Zonja Anife deri para do kohe ka punuar por për shkak se gjendja e saj shëndetësore u rëndua, ajo u detyrua që ta lërë punën.
“Është zor një grua të jetë edhe nënë edhe baba, pa mbështetjen e askujt. Qiraja është më e keqe. 18 mijë denarë paga, 100 euro qiraja, rryma, harxhimet, harxhet, njeriu lodhet psiqikisht! Shëndeti nuk po më dëgjon, me unazat kam problem, kam plot hapa atje. Natën e Bajramit, kam rënë aty shkaku i gjakderdhjes”, potencoi Anife Murati.
Anifja, një grua punëtore, nga njerëzit human kërkon mbështetje për të siguruar një kulm mbi kokë.
“I kisha lutur të gjithë kush sa ka mundësi, për hatër të fëmijëve të na ndihmojnë dhe secili që na ka ndihmuar deri më tani, Allahu kurrë mos i lashtë keq. Kisha pas qejf të kemi një banesë tonën që të mos e mendoj a e kam qiranë sot për ta paguar a jo. Për këtë i kisha lutur kush mundet të na sigurojë një kulm mbi kokë”, deklaroi Anife Murati.
Siç tregon zonja Anife, djali i saj Enidi saherë që shkon në xhami i tregon se është lutur që edheatatëkenënjëkulmmbikokëdhe se një ditë kur të rritet do të hap një restorant në të cilin do të mund të ushqehen të gjithë ata që kanë nevojë.
“Djali çdo vit shkon për Ramazan në taravi dhe thotë mami unë po lutem veç një kulm mbi kokë ta kemi dhe më të mos jemi kështu. Kjo më dhemb shumë kur dëgjoj këtë fjalë nga ata.
I kam thanë mamitdhashë Zoti e ta plotëson dëshirën. Më tha mami unë kur të rritem, dëshiroj të arrij shumë dhe të hap një restorant dhe kush nuk ka të hajë bukë unë t’i jap”, shtoi Anife Murati.
ANIFE MURATI
290500021856745
TTK BANK
+38977938577
