Kreu i LSDM-së Venko Filipçe akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski për krijimin e konfliktit artificial me Bullgarinë me qëllim që të mos zhbllokohen eurointegrimet. Sipas tij, qeveria qëllimisht nuk realizon reformat dhe kërkesat e BE-së se nuk dëshiron kontroll mbi punën e saj nga institucionet evropiane. Filipçe përsëriti se gjuha dhe identiteti maqedonas nuk rrezikohen.
“Kryeministri nuk zgjidh probleme por i krijon ato. I krijon për të pasur justifikim se përse nuk realizohen reformat, përse pakicat nuk futen në Kushtetutë dhe përse ne nuk lëvizim nga vendi. Gjuha dhe identiteti maqedonas assesi dhe në asnjë mënyrë nuk rrezikohen. Akoma nuk është formuar qeveri në Bullgari kurse Mickoski tashmë njoftojnë ashpërsim të raporteve dhe se nuk do të ketë përparim. Prandaj nisi një fushatë të re për të krijuar konflikt artificial me Bullgarinë që të mundet të sqarojë se nuk ka përparim në integrimin evropian për shkaktë bullgarëve dhe jo për shkak të paaftësisë së tij dhe refuzimit për të realizuar reformat. Njëkohësisht njoftoi se deri në qershor do t’i plotësojë të gjitha tetë pikat e mbetura nga Agjenda e reformave edhe pse për dy vjet nuk ka realizuar asnjë. Nuk e ka realizuar pikën e parë dhe më të rëndësishme, përfshirja e pakicave në Kushtetutë dhe e thotë qartë se nuk do të lëshojë pe asnjë minimetër. Pakicat në Kushtetutë nuk janë çështje bullgare, ata janë çështje evropiane sepse nuk futen vetëm bullgarët, por edhe pakicat tjera,” deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.
The post Integrimi drejt BE-së: Gjuha dhe identiteti “të paprekshme”, Filipçe flet për konflikt artificial me Sofjen appeared first on Alsat.
