Inter ka fituar 5-3 ndaj Udinese në “San Siro”, në ndeshjen e fundit të javës së 4-të në Serie A. Në minutën e 9-të, James Abankwah shënon me kokë golin e parë për Udinese, pas një krosimi në zonë. Jurgen Ekkelenkamp dyfishon shifrat për miqtë në minutën e 16-të pas një gabimi të mbrojtjes zikaltër dhe sidomos portierit Josep Martinez.
Në minutën e 26-të, vjen reagimi i Interit. Carlos Agusto shënon një gol spektakolar me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca.
Në minutën e 35-të, vjen goli i barazimi. Nicolo Barella dërgon topin në rrjetë, pas asistit të marrë nga Marcus Thuram. Pjesa e parë vërtet spektakolare, mbyllet 2-2.
Pjesa e dytë foli e gjitha për Interin, ku erdhi edhe përmbysja e madhe. Në minutën e 57-të, pas një topi të gjatë të ardhur nga mbrojtja dhe asistit të Andy Diouf, ishte Marcus Thuram që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të lehtë brenda zonës.
Në minutën e 66-të, Pio Esposito shënoi golin e katërt për Interin, pas një kombinimi të bukur në zonë me Curtis Jones dhe Piotr Zielinski
Në minutën e 78-të, Ange-Yoan Bonny i futur si zëvendësues shënoi golin e pestë për Inter. Në minutat shtesë, Udinese shënon golin e tretë me Idrissa Gueye. Inter fiton 5-3 dhe i bashkohet Romës në krye me 12 pikë pas 4 javëve të para.
The post Inter i papërmbajtshëm në pjesën e dytë, super fitore ndaj Udinese. Por, mbrojtja shqetëson (video) appeared first on Telesport.
