Në prag të ndeshjes që Liverpool do të luajë sot në mbrëmje ndaj Villareal në “Anfield”, sfidë e vlefshme për raundin e tretë të Champions League, trajneri Andoni Iraola, flet për atë se sa ka mësuar rreth skuadrës së tij në këto 3-4 muaj: “Njeriu mëson duke kaluar përmes vështirësive të tilla”.
“Kur ndodhesh nën presion, për shembull, kur duhet ta aktivizosh Victor në një pozicion ku nuk ka luajtur kurrë ose kur duhet të përmbysësh një rezultat, apo kur luan kundër dhjetë lojtarëve, kjo na ndihmon të njohim më mirë njëri-tjetrin”, tha Iraola.
“Kur je në pushimin e ndeshjes, ndodhesh në një situatë të vështirë dhe duhet të përshtatesh. Këto janë situata të papritura që kërkojnë reagim, ato nxjerrin në pah karakterin e lojtarëve“, shtoi më tej trajneri spanjoll i “reds”.
“Nuk kam as kohë për të menduar. Janë bërë tashmë 10 ndeshje. Ka pasur nga pak nga të gjitha, ndaj nuk kemi kohë të reflektojmë thellë për shumë gjëra. Kur përfunduam ndeshjen në Brentford, ndërsa ktheheshim me autobus, po shihja raportin për Villarreal”, shtoi Iraola.
“Ne po mësojmë përmes këtij procesi dhe po përshtatemi me rrethanat, duhet të mësojmë çdo ditë dhe të përmirësohemi. Mendoj se rezultatet kanë qenë të mira te Liverpool dhe shpresoj që të vazhdojmë në një rrugë të mbarë“, tha spanjolli.
The post Iraola: Njeriu mëson duke kaluar përmes vështirësive, ndeshjen ndaj Villareal e përgatitëm në autobus appeared first on Telesport.
