Barcelona nuk ka dyshime: Lamine Yamal është simboli i së tashmes dhe së ardhmes së klubit. Para përballjes në Champions League kundër PSG-së, presidenti Joan Laporta rikonfirmoi synimin për ta mbajtur gjatë në skuadër talentin e lindur më 2007. Kontrata e yllit të ri u rinovua majin e kaluar deri në vitin 2031, për ta mbrojtur nga interesimi i gjigantëve europianë.

“Kemi besim te forcat tona, Barcelona i paguan mirë lojtarët e saj”, – deklaroi Laporta, duke theksuar se marrëdhënia mes klubit dhe futbollistit spanjoll shkon përtej aspektit financiar. Drejtuesit besojnë se Yamal mund të vazhdojë të zhvillohet në “Camp Nou”, ku është shndërruar në figurën kryesore të brezit të ri katalanas.

SHIFRA PREJ KAMPIONI – Sulmuesi anësor po kalon një fillim sezoni të jashtëzakonshëm, me 9 gola dhe 10 asistime në 11 ndeshje, në të gjitha kompeticionet. “Lamine është gjeni, sjell magji dhe spektakël”, – shtoi Laporta. Performancat e tij e kanë vendosur tashmë mes kandidatëve kryesorë për çmimet më të rëndësishme individuale.

The post Laporta “blindon” Yamal: Kemi besim te vetja, Barcelona i paguan mirë lojtarët appeared first on Telesport.