Një finale e Kupës së Botës në stilin e Super Bowl. Organizatorët e Kupës së Botës 2026, e planifikuar të nisë më 11 qershor në Amerikë, Kanada dhe Meksikë, kanë njoftuar se finalja e planifikuar për 19 korrik në stadiumin MetLife në New Jersey do të përfshijë një shfaqje të shkurtër show” në mbyllje të pjesës së pare.

Në skenë do të ngjiten disa nga yjet e muzikës botërore si Madonna, Shakira dhe yjet e K-Pop, BTS. Kjo është hera e parë për një finale të Kupës së Botës. Këngëtari i Coldplay, Chris Martin, do të prezantojë shfaqjen.

Kjo risi ishte paralajmëruar, pa zbuluar asnjë detaj rreth yjeve, nga Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, në muajt e fundit. “Ky do të jetë një moment historik për Kupën e Botës FIFA dhe një spektakël i denjë për ngjarjen më të madhe sportive në botë“, komentoi ai në Instagram.

Shfaqja që zakonisht organizohet para ndeshjes finale të një Kupe të Botës, këtë herë do të zëvendësohet me një show në pushimin e ndeshjes, tipike kjo e futbollit amerikan. Një gjë e tillë ndodhi edhe në finalen e Copa America 2024 në Miami, kur Shakira performoi gjatë pjesës së parë në stadiumin Hard Rock.

Pati gjithashtu një shfaqje në pushimin e pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës për Klube të vitit të kaluar, gjithashtu në stadiumin MetLife, duke tejkaluar madje pushimin tradicional prej 15 minutash midis pushimit të pjesës së parë dhe atij të pjesës së parë.

The post Ja detajet e festës në finalen e Kupës së Botës, “show” nga yjet e muzikës Madonna, Shakira dhe BTS appeared first on Telesport.