Omar Marmoush ka luajtur një rol dytësor këtë sezon te Manchester City, duke shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një largim të mundshëm gjatë verës. Për egjiptianin ka një interes konkret nga dy klubet e mëdha të La Ligës, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Duke qenë se do largohet Robert Lewandowski, katalanasit janë vënë në kërkim të një sulmuesi dhe një nga emrat në listë është ai i Omar Marmoush. Në anën tjetër, edhe Atletico Madrid po kërkon një sulmues të ri, duke qenë se Alexander Sortloth nuk ka bindur dhe pritet të largohet në fund të sezonit.

Pavarësisht rolit dytësor që ka pasur këtë sezon, ku ka shënuar vetëm 8 gola, Marmoush është një profil interesant në sulm, pasi mund të luajë në qendër por edhe në dy krahët e sulmit. Football Insider zbulon se çmimi i kërkuar nga Man. City është 70 milionë euro.

The post E kërkon Barcelona dhe Atletico, Man. City tregon çmimin e sulmuesit appeared first on Telesport.