Pjesa e parë mes Real Madridit dhe Real Oviedo është mbyllur 1-0 në favorin e madrilenëve. Të dyja ekipet vijnë në një moment negativ. Real Oviedo do të luajë zyrtarisht në Segunda Dizion në sezonin e ri. Real Madrid mbyll sezonin pa asnjë trofe dhe me shumë probleme të brendshme.

Madrilenët e nisën mirë takimin, duke iu afruar golit që në minutën e 6-të, por goditja e Franco Mastantuono u ndal nga portieri i miqve, Aaron Escandel.

Në minutën e 38-të, Nacho Vidal kishte një shans të artë për të kaluar Oviedon në avantazh, por goditja e tij përfundoi mbi traversë. Në fund të pjesës së parë u zhbllokua ndeshja, ku Gonzalo Garcia rigjeti golin pas shumë kohësh, pas asistit të Brahim Diaz.

SHIKOGOLIN

The post Real vuan shumë ndaj Oviedo, Gonzalo Garcia rigjen më në fund golin (video) appeared first on Telesport.