Pas mos gjetjes së gjuhës së përbashkët me Dusan Vlahovic, i cili vendosi të largohej falas, Juventus ka piketuar brazilianin Rciharlison, për të forcuar sulmin për sezonin e ri.
CalcioMercato zbulon se Richarlison është një objektiv shumë serioz dhe konkret për bardhezinjtë, duke ditur që është futur në vitin e fundit të kontratës me Tottenham dhe rrezikon të largohet falas një vit më pas.
I transferuar nga Everton te Tottenham për 70 milionë euro, përfshirë bonuset në vitin 2022, Richarlison tani vlerësohet rreth 25 milionë euro, dhe paga e tij, pak mbi 3 milionë euro neto, është brenda mundësive ekonomike të Juventusit.
Ndihma e madhe për bardheiznjtë mund të vijë nga trajneri i Tottenham, Roberto De Zerbi, i cili nuk e konsideron sulmuesin brazilian në planet e tij dhe duket se i ka bërë dalje përfundimisht.
The post Juventus rrit stekën, kërkon 70 milionë euroshin e Tottenham. De Zerbi mund t’i japë një ndihmë të madhe bardhezinjve appeared first on Telesport.
