Pas rinovimit të kontratave me Gianluca Mancini deri në vitin 2029 dhe Bryan Cristante deri në vitin 2028, Roma i ka dërguar një ofertë zyrtare West Ham për transferimin e Crysencio Summerville.

Sipas TuttoMercatoWeb, anësori holandez ka rënë dakord për kushtet personale dhe i ka thënë “po” verdhekuqve. Sipas raportimit në fjalë, propozimi zyrtar i Romës është plot 46 milionë euro.

Summerville i cili bëri një perfomancë të mirë edhe me Holandën në Botëror, ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha. Oferta e vetme zyrtare deri tani është kjo e Romës.

Duke qenë se Roma do të luajë në Champions League sezonin e ri, drejtuesit e klubit duan të krijojnë një ekip të denjë për trajnerin Gian Piero Gasperini, ku sigurisht do të synohet edhe titulli në Serie A.

The post Dy rinovime dhe një ofertë 46 milionë euro drejt Londrës për të forcuar sulmin. Roma shumë aktive në merkato appeared first on Telesport.