Juventus forcoi sulmin këtë verë, duke transferuar Kolo Muani në formë përfundimtare si dhe Nick Woltemade, në formë huazimi.
Ndoshta as Woltemade dhe as Kolo Muani nuk i përshtaten saktësisht profilit ideal të qendërsulmuesit klasik që preferon trajneri Luciano Spalletti, pasi si gjermani ashtu edhe francezi pëlqejnë të lëvizin në të gjithë vijën e sulmit. Megjithatë, si Woltemade ashtu edhe Kolo Muani do të duhet të përshtaten për të luajtur në qendër të sulmit.
Edhe pse mundësitë janë të pakta, ka vetëm dy mënyra që francezi dhe gjermani të luajnë së bashku. Mundësia e parë, njëri prej tyre të luajë si qendërsulmues dhe i tjetri si sulmues i dytë, me dy lojtarë të krahut në secilën anë.
Mundësia e dytë është që Spalletti të luajë me skemën 4-4-2 dhe atëherë do të kishte vend për të dy në krye të sulmit. Megjithatë, tani i takon trajneri Spalletti për të vendosur se si do t’i përshtasë dy sulmuesit në formacionin e tij.
The post Ka vetëm dy mënyra që Woltemade dhe Kolo Muani të luajnë së bashku. Spalletti në dilemë appeared first on Telesport.
