Khvicha Kvaratskhelia është një nga emrat pretendentë në listën e ngushtë për të fituar “Topin e Artë” këtë vit. Ceremonia e “Topit të Artë” 2026 do të mbahet në Londër të hënën, më 26 tetor, ndërsa lista e ngushtë prej 30 lojtarësh do të zbulohet më 8 shtator.

Duke qenë se gjeorgjiani konsiderohet si një nga emrat e mundshëm fitues, PSG po nxiton të rinovojë kontratën aktuale me të që skadon në vitin 2029. Sipas L’Equipe arsyeja pse PSG po nxiton për të rinovuar sa më shpejt kontratën lidhet me frikën e tyre se negociatat mund të bëhen më të vështira në rast se ylli gjerogjian fiton “Topin e Artë”.

Kvaratskhelia iu bashkua PSG-së për 70 milionë euro në janar 2025 dhe që atëherë ka regjistruar 28 gola dhe 19 asiste në 84 paraqitje. Sezonin e kaluar, ai shënoi dhjetë gola dhe dha shtatë asiste në 16 ndeshje në Champions League, duke luajtur një rol vendimtar në titullin e dytë evropian të klubit.

The post PSG ka një arsye të fortë pse kërkon të rinovojë me Kvaratskhelia para se të shpallet “Topi i Artë 2026” appeared first on Telesport.