Edhe pse është vetëm fillimi i shtatorit dhe sapo është mbyllur merkato e verës, zërat e parë për zhvillimet e merkatos së janarit kanë filluar që tani.

Caught Offside zbulon se mbrojtësi “polivalent” i Bayern Munich, Josip Stanisic është në radarin e disa klubeve të mëdha, por më i interesuari për të është Real Madrid.

Bernabeu Digital shkon edhe më tej duke thënë se drejtuesit e Real Madridit janë të gatshëm të ofrojnë deri në 60 milionë euro për 26-vjeçarin kroat, i cili mudn të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, në qendër të mbrojtjes, por edhe në mesfushë.

Stanisic është në kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2029.

The post Real Madrid bën gati 60 mln euro për mbrojtësin “polivalent” të Bayern Munich për merkaton e janarit appeared first on Telesport.