Një kaos i vërtetë ka ndodhur në tunelin e “Metropolitano”, në përfundim të pjesës së parë në derbin mes Atletico Madridit dhe Real Madridit.

Antonio Rüdiger dhe Morten Hjulmand ishin protagonistët kryesorë të një përleshjeje që mund të ishte akoma edhe më e madhe, por sigurimi privat i stadiumit ndërhyri në kohë.

Shkaku i përplasjes ishte ndërhyrja shumë e ashpër e Kang In Lee ndaj Valverdes pak minuta para fundit të pjesës së parë, të cilën gjyqtari Ortiz Arias nuk e konsideroi as të denjë për karton të verdhë. Kjo gjë zemëroi shumë kampin e Real Madridit.

Në përleshje u përfshinë edhe anëtarë të stafit të të dy skuadrave. Gjyqtari Ortiz Arias përjashtoi dy anëtarë të stafeve teknike të të dyja skuadrave: Pedro Machado-n, një nga asistentët kryesorë të Mourinhos, dhe Pablo Vercellone-n, trajnerin e portierëve të Simeones. Të dy u desh ta ndiqnin pjesën e dytë nga tribuna.

SHIKOVIDEON

The post Kaos ne tunelin e stadiumit, përfshirje masive nga të dyja skuadrat. Arbitri nuk kursen kartonët e kuq (video) appeared first on Telesport.