Ylli brazilian i futbollit, Neymar kishte shumë sukses në Arabinë Saudite, ku luajti për Al Hilal.

Ai luajti vetëm pesë ndeshje para se t’i lëndonte ligamentet. Por kjo nuk ndikoi në aspektin financiar, ndaj ai u largua me 90 milionë euro nga klubi arab.

Pas një dëmtimi të rëndë, ai vendosi të kthehet në vendlindje dhe të luajë për Santos, një klub nga i cili dikur u transferua në Barcelonë.

Ai u prezantua zyrtarisht në stadiumin “Villa Belmiro” para dhjetëra mijëra tifozëve të Santos, të cilët i bënë një pritje të paharrueshme. Madje Neymar derdhi edhe lot nga emocionet për këtë pritje.

Braziliani, edhe pse duket se është në rënie të lirë për sa i përket karrierës së tij, në stërvitje po shkon me helikopter. Nëse kjo do të zgjasë deri në fund të sezonit, kur i skadon kontrata, mbetet për t’u parë.