Njëri nga drejtuesit e VLEN-it, Bilall Kasami në kongresin e parë partika, theksoi se VLEN është parti e qendrës së djatht. Kasami tutje në fjalimin e tij tha se popujt ecin përpara kur bashkohen rreth një ideje më të madhe. Mes tjerash potencoi se sfidat kërkojnë bashkim politik dhe seriozitet.

“Popujt ecin përpara kur bashkohen rreth një ideje më të madhe se vetëvetja. Edhe ne po bëjmë pikërisht atë, jo për të harruar rrugën prej nga vijmë por për të mos mbetur të ndarë në rrugën që kemi përpara”, deklaroi Bilall Kasami.