Kinë, kapaciteti i instaluar i energjisë së erës detare pritet të arrijë në 100 milionë kilovatë deri më 2030

Parashikohet që, deri më 2030, kapaciteti i instaluar i pajisjeve të energjisë së erës detare në Kinë të dyfishohet, duke arritur në 100 milionë kilovatë, bëri të ditur në një konferencë shtypi të martën Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës.

foto nga VCG

Me ngritjen e mëtejshme të nivelit të hapjes dhe të zhvillimit të qarqeve ekonomike detare në Veri, Lindje dhe Jug të Kinës, vëlllimi i prodhimit të përgjithshëm detar do t’i kalojë 13 trilionë juanët (afro 1.94 trilionë dollarë), kurse vlera e shtuar e industrisë së biofarmaceutikës detare pritet të arrijë në mbi 130 miliardë juanë (afro 19.4 miliardë dollarë) deri më 2030.