Filloi Kongresi Ndërkombëtar treditor për Autizmin dhe ADHD, i cili organizohet nga Fondacioni Dr. Verica Mehanxhiska, në bashkëpunim me Zeginin, Shoqatën e Pediatërve të Republikës së Maqedonisë dhe shoqatën “Në botën time”. Ky event synon të hapë kongresin për publikun e gjerë, duke lejuar profesionistët e shëndetësisë, edukatorët, prindërit dhe mbështetësit të dëgjojnë kërkimet më të fundit, qasjet e trajtimit dhe strategjitë e përfaqësimit. Kongresi është i strukturuar në një mënyrë të qasshme për publikun shkencor, por edhe për komunitetin e gjerë, me çka mund të ndiqet online.
“Sot dua të ndaj misionin e përbashkët të fondacionit Dr. Verica Mehanxhiska dhe kompanisë Zegin, e cila kyç vizionin dhe shpresën për kategoritë e cënueshme. Duam të krijojmë ambient ku do të pranohen të gjitha dallimet, dhe të dëgjohet zëri i secilit. Kur e organizuam këtë kongres, patëm për qëllim që, përveçse do t’i dedikohet shkencës, inovacionit dhe trajtimit, të flitet edhe për dallimet dhe njohjen e potencialit unikat të gjithësecilit, sepse nuk ekziston një mënyrë e vetme të kuptohet autizmi. Është e nevojshme që storja unikate e çdo individi të jetë e dëgjuar dhe të kuptohet dhe ajo të tregohet dhe dëgjohet”, thonë nga Fondacioni dr.Verica Mehanxhiski.
