Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një granate dore në Zubin Potok.

“Rreth orës 16:45 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet të ketë vdekur si pasojë e një shpërthimi. Kemi shkuar në vendin e ngjarjes, ku brenda një shtëpie e kemi gjetur një person të vdekur, sipas të gjitha gjasave nga shpërthimi i granatës së dorës”, thuhet në deklarimin e policisë në veri të Kosovës.

Në vendngjarje janë njësitë relevante të cilat po hetojnë rastin dhe se ngjarja po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

Pas hetimeve fillestare, do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet lokale dhe policia po punojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe për të vendosur përgjegjësit e mundshëm.

The post Kosovë/ Një person vdes në Zubin Potok nga shpërthimi i një granate dore appeared first on Alsat.