Këshilltarja në këshillin e Manastirit në foltore doli me flamurin e Suedisë dhe e thirri siç tha, kryetarin suedez që të ndërmarrë aktivitete për sanimin e kulmit të një shkolle, sanim të mureve dhe projekt për hapje të çerdhes e cila ishte e mbyllur për shkak të kushteve të këqija. Njëkohësisht nga komuna e Manastirit njoftuan se nga 2022 deri më sot në shkollat e mesme dhe ato fillore në investime kapitale, pajisje dhe mirëmbajtje, Ministria e arsimit nga donacione ka investuar 607 milionë denarë.

“E thërras Toni Konjanovskin nga Suedia. Të shohë se kjo është shkollë në Manastir. Ky është kulm i një shkolle në Manastirin suedez nën udhëheqjen e Toni Konjanovskit. Sepse kryetari i komunës thotë se nuk duhet të përziejmë politikën, ai është nga Suedia dhe këtu vendos vetëm në interes të qytetarëve”, tha Gabriella Ilievska – Këshilltare nga “Ndryshe”.