Raundi i 1/32-ve të Kupës së Shqipërisë ka dhuruar spektakël dhe shumë gola. Këtë të mërkurë u luajtën 13 ndeshjet e mbetura të kësaj faze, ndërsa tashmë janë përcaktuar edhe çiftet e raundit të 1/16-ve.

Laçi, që garon në Abissnet Superiore, arriti të kalojë më tej, duke mposhtur Këlcyrën me rezultatin e thellë 8-2. Me një fitore të thellë avancoi edhe Pogradeci, që mposhti Delvinën me shifrat 7-0.

Një tjetër triumf bindës regjistroi AF Luftëtari, që mundi 5-0 Tomorin në shtëpi.

Edhe Shiroka kaloi pa vështirësi në raundin tjetër, duke mposhtur Lushnjën me rezultatin 4-0 në transfertë.

Besa siguroi biletën për në turin tjetër pas fitores me përmbysje 4-1 ndaj Devollit, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Kastrioti, që përmbysi Luzin dhe triumfoi 3-1. Bylisi mposhti Albpetrolin 4-1, ndërsa Apolonia fitoi 3-1 ndaj Maliqit dhe siguroi kualifikimin.

Kukësi iu fal një goli në limite në shtëpi për të mposhtur Erzenin me rezultatin 3-2 dhe për të avancuar në raundin tjetër, ndërsa Iliria dhuroi spektakël në fitoren 4-3 ndaj Koplikut.

Butrinti kaloi me sukses Orikun, duke fituar 2-1, ndërsa Korabi mposhti me të njëjtin rezultat Tërbunin. Për më tej siguroi kalimin edhe Eagle FA, që befasoi Burrelin, duke triumfuar 3-1.

Një ditë më herët, Flamurtari dhe Skënderbeu fituan respektivisht 4-1 ndaj Gramshit dhe Naftëtarit, ndërsa Besëlidhjes iu desh koha shtesë për të mposhtur Sopotit me rezultatin 2-1 dhe për të marshuar më tej.

Rezultatet e ndeshjeve të raundit të 1/32-ve të Kupës së Shqipërisë

Besëlidhja 2-1 Sopoti

Flamurtari 4-1 Gramshi

Skënderbeu 4-1 Naftëtari

AF Luftëtari 5-0 Tomori

Apolonia 3-1 Maliqi

Besa 4-1 Devolli

Burreli 1-3 Eagle FA

Bylis 4-1 Albpetrol

Iliria 4-3 Koplik

Kastrioti 3-1 Luzi

Korabi 2-1 Tërbuni

Kukësi 3-2 Erzeni

Laçi 8-2 Këlcyra

Lushnja 0-4 Shiroka

Oriku 1-2 Butrinti

Pogradeci 7-0 Delvina

Ndeshjet e raundit të 1/16-ve të Kupës së Shqipërisë

Kastrioti – Eagle FA

Besa – Korabi

Iliria – AF Luftëtari

Pogradeci – Kukësi

Skënderbeu – Apolonia

Laçi – Shiroka

Flamurtari – Butrinti

Bylis – Besëlidhja

The post Kupa e Shqipërisë/Nuk ka surpriza raundin 1/32-ve. Gola me shumicë. Përcaktohen çiftet e raundit tjetër appeared first on Telesport.