Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Shkup, transmeton TV21.

Albin Kurti është mirëpritur nga Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami.

Mexhiti në rrjetin social Facebook shkruan: Mire se erdhe në Shkup miku im, kryeministër Albin Kurti!

Kurti në Shkup ndodhet për të ndjekur premierën e shfaqjes teatrale “Përtej Hekurave”, një shfaqje e vendosur në skenë nga regjisori Naser Shatrolli.