Ky është kalendari i Ramazanit për vitin 2025 për territorin e Maqedonisë

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka publikuar kalendarin për muajin e Ramazanit, përcjell TV21.

Syfyri i parë i cili do të jetë sot, duhet të mbyllet në ora 04:32, ndërkaq agjërimi do të mbarojë në ora 17:30.

Nga fillimi deri në fund, orari i syfyrit dhe iftarit do të zhvendoset për 70 minuta. Muaji i Ramazanit do të zgjasë 29 ditë, kurse Bajrami do të festohet më 30 mars.