Supersfida e javës së 4-të në Serie A, Lazio-Milan, është mbyllur në barazim 2-2. Bardhekaltrit e nisën më mirë takimin, duke qenë të rrezikshëm që në minutat e para. Në mintëun e 5-të, ka një kontakt brenda në zonë mes sulmuesit të Lazio-s, Matteo Cancellieri dhe mbrojtësit të Milan, Pervis Estupiñán. Vendasit pretendojnë për penallti, arbitri vazhdon lojën normlisht.

Në minutën e 10-të, erdhi goli i parë në “Olimpico”, ku Cancellieri e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit të Mattia Zaccagni. Një meritë të madhe për golin padyshim edhe Nuno Tavares, pasi gjithçka nisi nga këmbët e tij.

Në minutën e 21-të, Zaccagni provon të gjejë golin me një goditje të fuqishme, por Mike Maignan bën një pritje të mirë.

Në minutën e 38-të, Lazio gjen golin e dytë. Aksion i shpejtë i bardhekaltërve, protagonist si gjithmonë Tavares, që pason për Kenneth Taylor. Holandezi asiston në zonë për Tijjani Noslin, i cili në tentativën e parë godet traversën, në të dytën shtyn topin në rrjetë.

Pjesa e parë mbyllet 2-0 për bardhekaltrit, të cilat dominuan plotësisht si në lojë, ashtu edhe në rezultat. Ndryshe nga pjesa e parë, Lazio-s i bie ritmi në pjesën e dytë.

Rasti i parë i rrezikshëm për Milanin ishte në minutën e 66-të, ku Diego Moreira i transferuar në verë shënoi golin e parë për kuqezinjtë, me një goditje të fortë brenda zonës, pas asistit të Christian Pulisic.

Dy minuta më pas, belgu Moreira shënon golin e dytë personal dhe të barazimit 2-2, pas asistit të Adrien Rabiot. Këtë herë, Moreira shënoi me një goditje të fuqishme me të majtën, në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Sfida në “Olimpico” mbyllet 2-2. Lazio kryeson momentalisht renditjen me 10 pikë, Milan renditet në vendin e katërt me dy pikë.

SHIKOGOLAT

The post Lazio fiket në pjesën e dytë, transferimi i bujshëm i verës shpëton Milanin me dy gola për dy minuta (video) appeared first on Telesport.