Lazio është duke udhëhequr 2-0 ndaj Milanit, në supersfidën e javës së 4-të, që po luhet në “Olimpico”.

Bardhekaltrit e nisën më mirë takimin, duke qenë të rrezikshëm që në minutat e para. Në mintëun e 5-të, ka një kontakt brenda në zonë mes sulmuesit të Lazio-s, Matteo Cancellieri dhe mbrojtësit të Milan, Pervis Estupiñán. Vendasit pretendojnë për penallti, arbitri vazhdon lojën normlisht.

Në minutën e 10-të, erdhi goli i parë në “Olimpico”, ku Cancellieri e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit të Mattia Zaccagni. Një meritë të madhe për golin padyshim edhe Nuno Tavares, pasi gjithçka nisi nga këmbët e tij.

Në minutën e 21-të, Zaccagni provon të gjejë golin me një goditje të fuqishme, por Mike Maignan bën një pritje të mirë.

Në minutën e 38-të, Lazio gjen golin e dytë. Aksion i shpejtë i bardhekaltërve, protagonist si gjithmonë Tavares, që pason për Kenneth Taylor. Holandezi asiston në zonë për Tijjani Noslin, i cili në tentativën e parë godet traversën, në të dytën shtyn topin në rrjetë.

Pjesa e parë mbyllet 2-0 për bardhekaltrit, të cilat dominuan plotësisht si në lojë, ashtu edhe në rezultat.

SHIKOGOLAT

The post Lazio gjunjëzon Milanin në 45 minutat e para, dominim i frikshëm i bardhekaltërve (video) appeared first on Telesport.